Karrota

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb

18 vjet të rinj

Me një kreativitet që nuk njeh moshë, ne vazhdojmë t’ju shërbejmë klientëve tanë me entuziazmin e një fëmije dhe përgjegjësinë e një të rrituri. Mjaft të rritur për të ditur më mirë, por mjaft të ri për të rënë në dashuri në shikim të parë.

Ti si ndjehesh për ne?

Dua ta shoh videon tuaj të çmendur

Dua ta shoh videon tuaj të ditëlindjes së 15-të.

Jeni simpatikë, por dua të di më shumë për ju.

Rash në dashuri! Dua të punoj me ju menjëherë!

Monumenti i gjallë

Krijuar për NEWBORN me Dashuri | 2021

NEWBORN është atraksion turistik, vepër arti dhe monument i gjallë kombëtar. Konsiderohet shenjë e famshme identifikuese e Kosovës. E krijuam më 2008, e ngjyrosim ndryshe çdo vit.

Shih më shumë
Kush kish thanë…?

Krijuar për Rugove me Dashuri | 2021

Aktivitetet me karakter humanitar të Korporatës Rugove na kanë bërë ne të përkushtohemi dhe të punojmë me shumë dashuri në realizimin e një reklame të veçantë.

Shih më shumë
Puthma pak!

Krijuar për Peroni me Pasion | 2021

Shih më shumë
Dashni n’kaç t’parë

Krijuar për Burger King me Dashuri | 2020

Karrota nuk gjen në Whopper, e as në produktet tjera kryesore të Burger King. Por kryesorja ishte që Burger King e zgjodhi Karrotën për t'u futur në tregun e Kosovës.

Shih më shumë
Shekulli plot ngjyra

Krijuar për Bashkia Tiranë me Dedikim | 2020

Në mesin e mbi 50 propozimeve, ne fituam garën publike për dizajnimin e simbolit festiv të qindvjetorit të Tiranës si kryeqytet. E bëmë me shumë ngjyra, sepse pikërisht ashtu e ndjejmë.

Shih më shumë
Shoqëruesja e ëmbël

Krijuar për Höhé me Dashuri | 2019

Ia vumë emrin Höhé, ia bëmë logon, ia krijuam identitetin, i dizajnuam paketimet dhe e bëmë të dukej ashtu siç e ka shijen - të ëmbël, që të bën të shkrihesh sa herë që e sheh, dhe ta blesh patjetër.

Shih më shumë
Mburoja më besnike

Krijuar për Scardian me Dashuri | 2014

E kemi për zemër, sepse ishim ne që i vumë emrin Scardian dhe e jetësuam qenin ikonik të Sharrit, duke e krijuar njërën nga markat më të shquara në Kosovë.

Shih më shumë
Ne fitojmë çmime

Krenohemi shumë me punën tonë, posaçërisht kur vlerësohet nga më të mirët në botë. Jemi agjencia e vetme në Kosovë dhe Shqipëri e shpërblyer me çmime prestigjoze si Luani i Artë në Cannes, Clio dhe Eurobest të argjendtë, Golden Drum Grand Prix dhe One Show Merit më 2008. Poashtu jemi nominuar për London International Awards në të njëjtin vit, si dhe prapë për Clio Awards më 2013.

awards
Këtu të pritëm

Pasi arrite deri këtu, sigurisht po të duhemi për ndonjë gjë. Prandaj, mos ngurro të na kontaktosh apo të na vizitosh në zyrat e Prishtinës apo Tiranës, të paktën për një kafe.

Rruga Tirana, Prishtinë

PRISHTINA

TIRANA