Teknologji moderne | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Al-Tek

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

IdentitetDigjitale ShërbimJetesë
Teknologji moderne

Krijuar për Al-Tek me Dedikim | 2021

AL-TEK është një kompani inxhinierike e themeluar në vitin 2005, me përvojë të gjatë në sistemet ngrohje-ftohje, auditimet energjetike dhe projektet inxhinierike.

Logoja e vjetër u rimodelua duke iu dhënë një frymë më moderne, kështu Al-Tek krijoi identitet të ri, i cili u përqafua nga audienca shumë natyrshëm.

Ky ridizajnim i logos është bërë në bazë të imazhit të mëparshëm të kompanisë, por tani me një qasje krejtësisht të re dhe kreative. Shkronja A dhe shkronja T u bashkuan për të krijuar një simbol të vetëm.

Ngjyrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në komunikimin e markës me audiencën, sepse kanë ndikim në emocionet dhe perceptimet tona.

E kuqja përfaqëson dashurinë si një burim i pashtershëm i jetës, gëzimit dhe emocioneve të tjera pozitive. E kuqja merret si një ngjyrë e guximshme që përfaqëson energjinë, entuziazmin, ndjeshmërinë, romancën, forcën dhe zjarrin.

E gjelbra përfaqëson natyrën, e cila është pjesë e përditshmërisë tonë dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e secilit. Gjithashtu, e gjelbra simbolizon ekuilibrin, është simbol i prosperitetit dhe freskisë.

Duke përdor këto ngjyra dhe simbolin e ri modern, ne kemi krijuar disa materiale estetike dhe konkurruese në treg.

Webfaqja u krijua bazuar në rëndësinë e pranisë online, me fokus të veçantë në funksionet e webfaqes.

Postimet në rrjetet sociale kanë një qasje kreative dhe promovuese, por në të njëjtën kohë shumë informuese, si për kompaninë në përgjithësi, ashtu edhe për çdo produkt dhe funksionet e tij specifike.