Zëri i një kombi | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Albafone

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

FushatëPR-Ndodhi ShërbimFin-Tech
Zëri i një kombi

Krijuar për Albafone me Pasion | 2012

Themeluar si operatori virtual mobil më i ri në tregun e Maqedonisë Veriore, Albafone është krijuar për një audiencë specifike: përqindjen e lartë të popullsisë shqipfolëse në vend. Si e tillë, Albafone u bëri thirrje klientëve potencialë për të Fol shqip, që ishte edhe motoja e kompanisë.

Ne poashtu prodhuam një TV rekalmë të korporatës, e cila kishte në rol kryesor fytyra eminente Shqiptare nga Maqedonia Veriore, të cilët luajnë me strofa të poetit të famshëm shqiptar Gjergj Fishta, si dhe krijuam dhe zhvilluam webfaqen e korporatës.


 


 

Fërrc mërrc

Krijimi i fushatës për Albafone Fol falas për 2 javë, duke paguar vetëm 100 denar për kohë bisede pa limit me kohëzgjatje dy javë.

Fushata e përbërë nga një TV reklamë, materiale promovuese në formë të fletushkave dhe varëseve për dyer, si dhe lojës online në Facebook, të quajtur Fërrc mërrc, e cila u pranua shumë mirë.


 


 

Thirrje falas mbarkombëtare

Krijimi i fushatës festive, për të ftuar njerëzit të thërrasin falas kudo nga vendet shqip-folëse, si dhe duke ofruar çmime super të lira të shërbimit roaming për Maqedoninë Veriore dhe vendet fqinje, me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit, Ditës Kombëtare të Pavarësisë.