
Staffordshire university nga Britania e Madhe ishte futur rishtazi në skenën arsimore kosovare, nëpërmjet programit të British Faculty of Business. Duke qenë e para e këtij lloji në Kosovë, BFoB kërkoi nga ne të kaplojmë një treg potencial të prindërve dhe studentëve, të cilët kanë dëshirë të diplomojnë në programet Bachelor dhe Master, me diplomë britanike nga ky universitet prestigjoz.
Bashkë me krijimin e plotë të identitetit dhe dizajnimin e materialeve promovuese, ne poashtu prodhuam disa video të animuara, të cilat përmbajnë elemente të njohur të kulturës britanike, siç është çaji me qumësht, James Bondi, autobusët me dy kate, Big Beni, kabina e famshme e telefonit dhe, natyrisht, sistemi dhe vlerat e larta arsimore, të cilat për herë të parë u ofruan në Prishtinë.
Duke i bërë shumë më të lehta studimet, pa patur nevojë të shkohet në Britani të Madhe për t’i përfunduar ato, të diplomosh me diplomë britaneze tani është më e lehtë për xhepin, derisa shërbimi dhe cilësia vazhdojnë të jenë të larta sikur edhe në vetë Universitetin e Staffordshire-it.