
Birra Peja është prodhuesi më i njohur dhe më i madh i birrës në Kosovë. Themeluar më 1971, mbetet birra më e dashur e gjeneratave. Ne na u dha detyra që të lançojmë dizajnin e ri të shishes në vitin 2014, dhe vazhduam bashkë që atëherë.
E transmetuar më 2016, kjo TV reklamë e korporatës mbetet produksioni më i shtrenjtë i xhiruar ndonjëherë në Kosovë. Përshkruan jetën e disa grave të reja pa brenga, të cilat e shijojnë shoqërinë e njëra tjetrës dhe shihes së birrës pranë, duke e vënë në shprehje lirinë dhe jetën e lumtur, të cilën gjithkush do duhej ta kishte si synim.
Kjo kampanjë ka zgjatur tërë vitin, duke ndërruar pamjen çdo sezonë.
Në mesin e shumë aktiviteteve ndër vite, Birra Peja shpesh angazhohej në promovimin e bizneseve lokale, festivaleve, festave të ndryshme, sportit dhe madje edhe promovimin e vetë shtetit në nivel ndërkombëtar, e gjitha kjo si pjesë e përgjegjësisë sociale që e mban si korporatë.
Kjo fushatë, në veçanti, i fton dashamirët e birrës të shijojnë pijen e tyre të dashur në vendet e bukura në natyrën e Kosovës, duke u bërë një me natyrën, duke e ruajtur, dhe duke ua kujtuar se prej nga vie birra që e pijnë.
Përgjatë viteve, kemi krijuar një numër të madh të postimeve në rrjete sociale, që përmbanin animacione moderne, fushata edukative, lojëra shpërblyese, e të ngjashme.
Birra Peja ishte sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare gjatë garës së saj për kualifikim në Euro 2016 në Francë. Dhe u kualifikua, për herë të parë ndonjëherë.
Ky moment historik u festua nga shqiptarët gjithandej, posaçrisht në Kosovë, meqë Kosova nuk mund të merrte pjesë në këtë garë, duke pritur të pranohej nga FIFA dhe UEFA. Kombëtarja shqiptare kishte futbollistë nga të dy shtetet në rradhët e saj, duke e bërë këtë ngjarje mbarëkombëtare.
Ne prodhuam materiale të ndryshme në të gjitha mediet për këtë ngjarje, duke kulmuar me këtë TV reklamë, ku shqiptarët e ngazëllyer përnjëherë filluan të mësojnë frengjishten, duke u përgatitur për udhëtimin në Francë për t’i parë ndeshjet në Euro Kampionat.
Kjo reklamë vazhdon të mbahet mend si reklama më komike e prodhuar ndonjëherë.
Kualifikimet për Euro 2016 e nxitën një fushatë në rrjete sociale, e cila i ftoi të gjithë, në veçanti tifozët e futbollit, të shpikin brohoritje dhe krijojnë këngë për Kombëtaren, të cilat do të brohoriteshin nëpër stadiumet e Francës.
Video selfiet më të mira janë shpëblyer me nga 1000 euro dhe kanë fituar bileta për të parë ndeshjet në Francë, duke e bërë këtë fushatë virale në Shqipëri dhe Kosovë.
Birra Peja produced its zero alcohol beer during the Euro 2016 in France, giving a choice to the fans to either go crazy or watch their game in peace.
Birra peja prodhoi birrën e saj me zero alkohol gjatë kampionatit Euro 2016 në Francë, duke u dhënë tifozëve mundësinë ose të çmenden, ose të shohin ndeshjet në qetësi.
Kjo rezultoi me një TV reklamë që i paraqet tifozët shqiptarë si njerëz të sjellshëm dhe të civilizuar, duke shikuar ndeshjen në një ambient kaotik të krijuar nga tifozët e shteteve tjera.
Gjatë garave të kualifikimit për Euro 2016, njëri prej futbollistëve të kombëtares refuzoi të vishte fanellën me logo të Birrës Peja, për shkak të pikëpamjeve të tij fetare, duke u bërë lajm gjithandej.
Ne e krijuam një billbord dhe postime në rrjete sociale për Birra Peja Zero, të kushtuara enkas për Mërgimin, njëkohësisht duke i vetëdijësuar konsumatorët se birra pa alkool është e pranueshme edhe për fetë që gabimisht mendojnë se nuk është. Mërgimi e pat pranuar me sportivitet gjestin tonë. 🙂
Errësira zakonisht asocohet me ngjarje tragjike apo të pafat, por a ndodhin ato me Birra Peja Dark? Duke përdorur humoristin Ermal Mamaqi në këtë reklamë, ne vendosëm që ta vënim në situatë të pazakontë, ku gjërat nuk ishin për të qeshur më.
Festivali Sunny Hill i vitit 2019, evenimenti më i madh argëtues me Dua Lipën dhe miqtë, e siguroi Birrën Peja si sponsor kryesor.
Ne e menduam një gjueti thesari në çdo qytet të Kosovës, duke paralajmëruar kohën në Facebook, se kur del një video informuese për çdo qytet. Ajo video do të tregonte duart e dikujt duke e futur një biletë të Festivalit Sunny Hill brenda në shishe, dhe duke hedhur në një lokacion të fshehur të atij qyteti, duke treguar shumë shkurt vetëm një pjesë të lagjes përreth, në mënyrë që “gjahtarët” ta kenë një ide të vogël se ku mund të ishte ajo shishe me biletë.
Fushata u bë virale në çdo cep. Qindra njerëz pritnin videot, që të dilnin në kërkim të shishes menjëherë. Çdo shishe e fshehur është gjetur dhe ne jemi siguruar se ato janë hedhur në vendin e duhur pastaj.
Gjatë bashkëpunimit tonë, ne kemi krijuar nga një fushatë për çdo stinë, e cila do zgjaste gjatë atyre muajve në forma dhe kanale të ndryshme, por gjithmonë me porosinë e njëjtë të asaj stine.
Birra Peja u proshua për herë të parë në vitin 1971, në Jugosllavinë socialiste. Shumë pak dihet se si ka ndodhur. Një ekspert gjerman e kishin djellur në Pejë për të ndihmuar të prodhohet, por nuk dihet se as kush ishte, as kush e solli.
Në vitin 2014, Birra Peja sapo kishte bërë një ndryshim të madh në dizajnin e shishes së saj të re. Të brengosur se do dukej si një produkt i ri në treg, e jo si birra e famshme me dekada tradite, kërkuan nga ne që ta tregojmë historinë ashtu si është.
Si rezultat, ne krijuam TV reklamë të gjatë, të ndarë në tri pjesë, duke e treguar më në fund origjinën e Birrës Peja, pa u brengosur pvr saktësinë e saj.
E shpikëm “gjermanin” dhe e treguam rrëfimin e tij, që ti japim kuptim historisë që s’e mban mend më asnjeri. Ia vumë emrin Hans, gjermanit paqedashës i cili nuk deshi të luftojë më në Luftën e Dytë Botërore, duke ikur kështu nga ushtria, për të vazhduar jetë në bjeshkët e Rugovës, prej nga dhe vijnë uji dhe përbërësit natyralë të Birrës Peja.
Pasi të ketë jetuar në vetmi për 30 e ca vjet, duke dalur në gjueti, duke e ndërtuar një kasolle dhe duke e ri-kujtuar më në fund formulën e babait të tij për të bërë birrë, të cilën ky e kishte mësuar sa ishte i vogël, Hansi vendos të zbresë në Pejë me një fuçi birre, dhuratë për pejanët.
Pasi ta shijojnë birrën, pejanët dashurohen në Hansin, derisa Hansi dashurohet në Hatixhen në shikim të parë, një grua të bukur, me të cilën martohet, krijon familje të madhe, ndihmon ta krijojnë fabrikën më të madhe të birrës në Kosovë, dhe të gjithë jetojnë të lumtur pastaj.
Hansi u bë një prej personazheve më të dashura të TV reklamave pas kësaj fushate. Askush nuk i besoi rrefimit të tij, por kush po mërzitet, përderisa birra vazhdon të jetë më e mira?