E kuqe pa turp | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Birra Tirana

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

FushatëPR-Ndodhi ProdhimUshqim
E kuqe pa turp

Krijuar për Birra Tirana me Dedikim | 2012

Ç’ndodhi vërtetë më 1912?

Pse Isa Boletini, njëri nga etërit e kombit tonë, mbërriti një ditë me vonesë kur Shqipëria shpalli pavarësinë më 1912? Askush nuk e thoshte dot me siguri, deri në shpalosjen e madhe pas plot njëqind vjetësh.

Kishte ngelë duke blerë birra për të festuar, sipas Birra Tirana.

E transmetuar mes një morie reklamash gjatë festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, kjo reklamë jo vetëm dallohej, por madje u bë temë debati të nxehtë midis kujdestarëve më konservatorë të historisë dhe kundërshtuesve të tyre më të rinj, që nuk e kishin problem ndonjë shaka kohë pas kohe.

Ky debat, si përfundim, u mbyll me nga një birrë.


Bukuria e pakapshme

Qysh përpara, modelja e bukur Afërdita Dreshaj, ishte fytyra e birrës Kuqalashe me vite. Sfida jonë ishte t’ia rifreskonim imazhin, duke krijuar një bukuri të pakapshme që shfaqet vetëm kur e hapni atë shishe birre.

Prodhuam një sërë fushatash në një varg lokacionesh, duke ua dhënë reklamave televizive nga një gjetje, për të treguar se gjërat e bukura nuk vijnë lehtë, por kur vijnë ama, të lënë pa frymë.

Fushata fill u bë hit anembanë Shqipërisë, madje pjesa e fundit e dialogut ende përdoret si batutë.