Dashni n’kaç t’parë | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Burger King

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DigjitaleFushatë ShërbimUshqim
Dashni n’kaç t’parë

Krijuar për Burger King me Dashuri | 2020

Burger King u fut në tregun Kosovar në fund të vitit 2019. Ne u përzgjodhëm të shënjojmë lançimin dhe rritjen e kësaj korporate në treg.


Bjer n’dashni

Pas lançimit të suskesshëm të përshkruar më poshtë, një prej sfidave ishte futja në treg e crispy chicken wrap, produktit me pulë, risi për Burger King. Fushata filloi me një mesazh ngacmues (teaser), që e paralajmëroi produktin në rrjete sociale 6 ditë më herët.

Pastaj u transmetua TV reklama me protagonistin që dashurohet në kafshim të parë, e cila përcillet me materiale të ndryshme të shtypit nëpër billborde, si dhe shpërndarja nëpër rrjete sociale.


Shkepe fjalën

Fushata filloi me një sërë postimesh ngacmuese (teasers) nëpër rrjete sociale, me thënien Coming Soon, për t’a ngritur kurreshtjen gjatë pritjes së kahmotshme të Whooperit.

U nis me animacionin Xiiiik… dhe postime përcjellëse në Instagram dhe Facebook, duke paralajmëruar hapjen e restorantit të parë me hashtagun #ShkepeFjalen.

Pastaj krijuam një numër të video animacioneve të shkurtëra duke ia prezantuar Burger Kingun audiencës kosovare, duke e përdorur një linjë kohore të shtegëtimit të BK-së nëpër botë, të përcjellur me një video për cilësinë e produkteve, vlevare dhe rëndësisë ta ndash Whooperin me miqtë.

Kërkesat e shumëta që befasuan edhe pritjet e vetë Burger King brenda vitit të parë të operimit, e nxitën edhe nevojën për të hapur restorantet me drive-thru (porosi nga vetura).

Përgjatë gjithë kësaj kohe ne krijuam video animacione të shkurtëra për oferta të ndryshme.


Dizajne të korporatës

Dizajnuam të gjitha ekranet e menuve the materialeve përcjellëse për çdo restaurant, bashkë me materialet e nevojshme promovuese, përfshirë dhe magnetët e veghël të frigoriferit, me thënie ngacmuese.