Sa atje, sa këtu | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Cargobox

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

IdentitetDigjitale ShërbimJetesë
Sa atje, sa këtu

Krijuar për Cargobox me Pasion | 2022

CARGOBOX është një kompani e re transporti, shërbimet e së cilës variojnë nga transporti ajror, transporti detar e deri te ai rrugor.
Cargobox po krijonte identitetin e tij dhe nga ne kërkoi të krijonim një imazh të veçantë dhe tërheqës i cili do të bënte që të hynte shumë shpejt në treg dhe të veçohet nga konkurrenca.

Ishte një punë me shumë përgjegjësi por edhe e këndshme në të njëjtën kohë. Nisëm gjithçka nga e para.

Filluam duke krijuar një logo shumë kuptimplotë që lidhet me shërbimet e kompanisë. Në qendër të saj vendosëm dy shigjeta me kahja të kundërta që prezantojnë vajtjen- ardhjen; shigjetat më vete bartin shkronjën “C” dhe shkronjën “B”.

Logoja për arsye të veçantisë së saj, ra menjëherë në sy, dhe u përqafua shpejt nga publiku.

Në bashkëpunim me Cargobox-in, krijuam dhe dizajnuam webfaqen e kompanisë, e cila mori identitetin e saj në një kohë të shkurtër. U krijua një webfaqe lehtë e përdorshme dhe lehtë për t’u shfletuar në pajisje të ndryshme.