Yll fasadë në autostradë | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Coca Cola

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

Dizajn ProdhimUshqim
Yll fasadë në autostradë

Krijuar për Coca Cola me Dashuri | 2023

U entuziazmuam shumë kur Coca-Cola Bottling Albania përzgjodhi dizajnin tonë për ta kthyer në një mural gjigand i cili mbuloi tërë murin ballor dhe pjesët anësore të selisë së tyre në Tiranë.

Me një dizajn magjepës të frymëzuar nga lëvizja artistike POP-ART, një zhanër i njohur për imazhet e tij të guximshme i cili shpesh ka përdorur Coca-Colën si element vizuel.

Në krijimin e këtyre muraleve, bashkuam anën tonë krijuese dhe përvojën shumëvjeçare, për të krijuar një vepër arti me një gamë ngjyrash të gjalla dhe dinamike.

Një fasadë tërheqëse që rrezaton pozitivitet.

Ky mural mori jehonë që nga momenti i krijimit të tij, duke u bërë një element i rëndësishëm i planit urbanistik dhe duke i dhënë peisazhit një freski me shumë shije sikur vetë Coca-Cola.