
Drena është një kompani që merret me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij 100% të freskëta dhe natyrale . Kjo kompani, e cila gjashtë vitet e fundit ka patur rritje marramendëse në tregun e Kosovës, na përzgjodhi që të ri-krijojmë idnetitetin, të përkujdesemi për markën dhe të promovojmë produktet e saj.
Ky vit na zuri të mbyllur brenda, dhe na bëri të kuptojmë që dashnia hap dritare që nuk kanë qenë më herët aty, dritare që sjellin jetë, gëzim, shëndet e kujdes.
Hapja graduale dhe kthimi në jetë normale nga mbyllja gjatë pandemisë na frymëzoi të krijojmë fushatën “dritaret”, nëpërmjet një TV reklame, billbordeve dhe aktiviteteve në rrjetet sociale.