Duaje tënden | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Duaje Tënden

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

IdentitetPR-Ndodhi PublikeJetesë
Duaje tënden

Krijuar për Duaje Tënden me Dashuri | 2011

Ekonomia e Kosovës kishte ngecur gjatë dekadës së parë pas luftës, duke pasur vështirësi në prodhimtari dhe tregti me vendet fqinje. Si shtet i posa formuar, ajo ballafaqohej me marrëveshjet e tregtisë dhe betejat politike, përderisa kishte shumë pak përkrahje nga qeveria.

Gjatë një krize tregtare me Serbinë në 2011, ne dolëm me një ide për promovimin e produkteve vendore duke bërë thirrje për përkrahjen e prodhuesve vendorë nëpërmjet kësaj fushate, duke i bërë këto prodhime të dallohen nëpër dyqane e tregje.

E dizajnuam një logo ngjitëse me diametër 3cm, për ta vendosur në prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe i organizuam përtej 2000 vullnetarë nga qytetet më të mëdha, të cilët e bënë këtë detyrë çdo ditë për disa javë.

Duaje tënden u bë fushata më e famshme e vitit, duke marrë përkrahje nga konsumatorët dhe fabrikat njëkohësisht. Shumë prodhues vendorë filluan ta përdorin logon në dizajnet e paketimeve të tyre, duke e shndërruar në simbolin e prodhimeve kombëtare.

Qytetarët aktivë dhe vullnetarët vazhduan përkrahjen e fushatës duke organizuar ngjarje e koncerte, për promovimin e prodhimeve lokale. Solidariteti mes konsumatorëve dhe prodhuesve rezultoi me rritje të madhe të shitjes për shumicën e produkteve, sidomos për ata prodhues që e përdorën simbolin si mjet për komunikimin e marketingut të tyre.

E tërë fushata është financuar nga vullnetarët dhe përkrahësit, me një kosto shumë të ulët, por ndikim të hatashëm.