
Elsa Group është kompani udhëheqëse në fushën e procesimit të granitit, mermerit, kuarcit dhe oniksit. Është e vetmja në rajon që mund të bëjë prerjen dhe procesimin e të gjitha llojeve të granitit.
Bashkëpunojmë duke realizuar shërbime të ndryshme, nga fushatat e plota deri te aktivitetet ditore në mediat sociale, duke prodhuar një numër të reklamave televizive dhe materialeve të korporatës për promovimin e kompanisë më të madhe të kësaj fushe.
Në kërkim të klientëve të ri dhe krijimin e një identiteti më modern, Elsa Group na kërkoi ri-dizajnimin dhe ri-ndërtimin e webfaqes së tyre. Ne shikuam mundësitë e pasqyrimit të llojllojshmërisë së shërbimeve të kompanisë dhe dizajnit që do të rifreskonte dhe ri-forconte pozitën e kompanisë si udhëheqës në tregun e granitit dhe mermerit.
Vizito websitein këtu.