
Me shumë entuziazëm ndërmorëm detyrën e emërtimit dhe zhvillimit të brendit për një nga komplekset rezidenciale më të mëdha dhe moderne në Shqipëri.
Dolëm me një emër të jashtëzakonshëm për një rezidencë, por të bukur dhe kuptimplotë, “SeeHëna”, bashkim i fjalëve “Sikur Hëna”, por vetëm e shkruar në një formë të stilizuar, duke inkorporuar edhe gjuhën angleze me qëllimin e të dhënit e një fryme ndërkombëtare.
Kurse sloganin e përshtatëm me kuptimin e emrit, funksionin, si dhe qëllimin e kompleksit “Aty ku ëndrrat marrin jetë”.
Pas emërtimit të rezidencës kryesore, me frymën e njejtë gjetëm emrat e vilave dhe apartamenteve të tjera: SeeVesa, SeeDielli, SeeEra, SeeGjethe, SeeDrita, SeeZana, SeeJeta, SeeMagji, SeeYjet, etj.
Poashtu dizajnuam katalogët dhe webfaqen e kësaj residence.
Vazhdojmë të jetësojmë ëndrra duke punuar më tej me entuziazëm në projektet emocionuese të ardhshme të Seehënës.