
Bashkëpunimi ynë me GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe Ambasadën Gjemane në Kosovë përfshihet në fusha të ndryshme, prej krijimit të identitetit, deri te dizajni.
Dizajnimi i logos, posterëve dhe materialeve të ndryshme, përfshi një video të animuar për rrjete sociale, për Ditët e Gjuhës Gjermane, që u mbajtën gjatë muajve qershor dhe korrik 2021 në Kosovë.
Ne fituam garën për dizajnimin e logos që shënon 20 vjetorin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës. Gara kërkonte që të dizajnohet logoja më e mirë brenda 24 orësh.
Logoja paraqet flamujt e të dy shteteve në formë të zemrës, numrit 20 dhe shpendit flamengo, që është simbol i bashkësisë.
Nga ne u kërkua që të dizajnojmë raportet vjetore prej 2015 në 2019, duke iu përmbajtur udhëzuesit të identitetit të korporatës.