
Prodhuesi i parë i “stroopwaffles” në Kosovë na u drejtua për t’i ndihmuar me emërtimin dhe krijimin e identitetit të biskotave. Kërkesa ishte shumë e qartë: të krijohej një markë e përshtatshme për tregjet e BE-së, si dhe ato të vendit, por duke patur një kuptim me origjinë shqiptare.
Ne dolëm me një emër që ka një detaj të fshehur dhe komik, por edhe kuptimplotë, të cilin jo shumë mund ta kuptojnë në fillim. Ky detaj, i kombinuar me dizajnin e mrekullueshëm të paketimeve, ndihmoi që ky produkt bëhet një nga biskotat më të njohura në treg.