
Përmbledhje e punëve për IPKO, telefonia e dytë më e madhe në vend, gjatë viteve 2013-2022.
Ipko është njëra ndër kompanitë më të mëdha telekomunikuese në Kosovë, e cila po rritet shumë shpejt në Evropë. Ndër vite ka sjellë oferta të ndryshme në tregun tonë, duke u përpjekur të plotësojë nevojat e individëve dhe bizneseve në çështjet e telekomunikimit. Këtë vit kjo kompani na kërkoi të realizojmë një reklamë promovuese për Pakon PRO, një pako që target grupin ka bizneset. Ne realizuam një reklamë televizive me një qasje shumë kreative.
Reklama u xhirua me një kuadër, teknikë e famshme në filma, por në tregun tonë një reklamë me këtë teknikë është risi. Reklama është shumë dinamike dhe pozitive e cila e ilustron se sa shumë ta lehtëson punën kjo pako biznesi, ku edhe një udhëheqës i ri mund ta kontrollojë biznesin e tij në rritje me një klik të gishtave.
E shumëpritura teknologji 4G erdhi me zhurmë, me figurë të njohur kosovare, shofere grua e garave rally, duke treguar sa e rëndësishme është për të shpejtësia. Sidomos shpejtësia e internetit, sepse shpejtësia të cilën e fiton kur e shkelë pedaljen në veturë është shumë e thjeshtë për të.
Na u kërkua që të krijojmë një fushatë e cila promovon ofertën IPKO ekipet, që ipte përdorim falas për çdo punëtor në organizatë, si dhe të mira tjera, sa më i madh që bëhej ekipi.
Krijuam një reklamë për TV dhe kanale tjera promovuese, duke paraqitur bizneset e vogla me numër shumë të madh të punëtorëve, duke e shfrytëzuar ofertën e eikpeve në maksimum.
Poashtu prodhuam një lojë për smartphone, që nxiste lojtarët të kapin sa më shumë xhevrekë, byrekë, kifle dhe bukë për një kohë të caktuar, duke iu falur minuta dhe internet për pikët e fituara.
Një fushatë simpatike me buxhet të vogël për shërbimin e internetit në vendet fqinje, duke imituar stilin e video lojërave për ta paraqitur një udhëtim për në det në Shqipëri.
Fushatë e plotë për një pako shumë të volitshme për femijët, duke ofruar një grumbull minutash për thirrje, SMS dhe internet për vetëm 2 euro në muaj.
E para në vend duke ofruar teknologji 3G, i krijuam IPKOs një fushatë që ftonte konsumatorët të përfitojnë nga më e mira, duke mos lejuar asnjë minutë t’ju ikte pa bërë diçka interesante në internet.