Rryma është produkt | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
KEK

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DizajnFushatë PublikeFin-Tech
Rryma është produkt

Krijuar për KEK me Dashuri | 2007

Nga ne është kërkuar të krijojmë një fushatë që të vetëdijësojmë konsumatorët se mos-pagesa e energjisë dhe kyçjet ilegale janë të dënueshme me ligj. Njëkohësisht, t’u tregojmë atyre se duke e paguar dhe duke mos e vjedhur rrymën, do të ketë energji elektrike për të gjithë.

Rryma elektrike u prezentua si produkt, ngjashëm me produktet tjera që blihen nëpër dyqane. Ideja ishte që energjia elektrike të paraqitet si diçka që mund të preket dhe ndjehet, që t’i duket konsumatorit më reale. Fushata poashtu theksoi rëndësinë e kursimit dhe pagesave të rregullta të energjisë elektrike, dhe se sa më shumë që zbatohet dhe respektohet kjo, aq më mirë është për të gjithë.

Slogani i kësaj fushate ishte Edhe rryma është produkt që blehet. Paguaje që ta kesh.

Fushata u ekzekutua me një mori shërbimesh: Dy TV reklama kuptimplota për pagesën dhe kursimin e energjisë, posterë, billborde, fletushka, radio, reklama në shtyp, website dhe materiale të tjera.