
Ne i kemi përkrahur në vazhdimësi aktivitetet e kryetarit të komunës së Prishtinës si dhe ngjarjet përgjatë viteve, duke krijuar identitete marke dhe dizajne të materialeve të lojllojshme për ngjarje të ndryshme. Dëshira jonë është që të ndihmojmë në bërjen e një qyteti më të mirë, dhe këto më poshtë janë një përmbledhje e punëve falas që kemi krijuar për Prishtinën.
Ne krijuam identitetin e Tregut Mobil, një aktivitet i ri i Komunës së Prishtinës për përkrahjen e prodhuesve vendorë që vijnë nga rrethina rurale e qytetit.
Tregu lëvizë do ditë nëpër lagje të ndryshme në Prishtinë, duke ofruar llojllojshmëri produktesh për të gjithë qytetarët.
Është bërë traditë për fëmijët të marrin pjesë në javën e leximit, ndodhi e organizuar nga Komuna e Prishtinës çdo vit, që fillon në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me 1 qershor.
Ne kemi e krijuar identitetin dhe i kemi dizajnuar të gjitha materialet promovuese për këtë aktivitet, duke përkrahur lexuesit e rinjë të Prishtinës.
Për shkak të mungesës së informatave të linjave të Transportit Publik të Prishtinës, ne vendosëm të dizajnojmë një hartë me linjat ekzistuese duke përdorur teknikën e famshme në mbarë botën, atë të Harry Beck, me të cilën kishte dizajnuar hartën e metros së Londrës në vitin 1931.
Jemi në procesin e përditësimit të hartës me linjat e reja.