
Kur na u kërkua të krijonim TV reklamën për ditëlindjen e Kujtesa, sfida më e madhe ishte se si do ta përfshinim llojllojshmërinë e këtij biznesi në dy dekadat e fundit, para se të bëhej njëri nga ofruesit udhëheqës të Internetit dhe TV kabllovik në vend.
U përqëndruam më shumë në vlerat emocionale, sesa në aftësitë teknologjike të ndërlidhura me këtë markë, duke e ndërlidhur rritjen e kompanisë me një linjë kohore të ndodhive që shënojnë rritjen dhe zhvillimin e vetë Kosovës, para dhe pas luftës.
Produkti shumë i përfolur të cilin kërkuan nga ne ta promovojmë ishte i stërmadh, duke ofruar platformë të TV sipas kërkesës, TV kablore me qindra kanale, internet super të shpejtë, dy reciverë, katër numra telefoni dhe kujdes për konsumatorë 24/7 për vetëm 20 euro në muaj.
E quajtëm Raketë, sepse ishte tepër produkt i madh, me plot veçori, të cilat do të mund t’i përshkruanim vetëm brenda një anije kozmike.
Kjo ishte hera e parë në historinë e vendit që janë krijuar kaq shumë efekte speciale në një TV reklamë.