
Gjatë zgjedhjeve të tetorit dhe nëntorit 2021, kemi bashkëpunuar me LDK-në dhe me arkitektin e urbanistin e njohur Përparim Rama.
Agjencia jonë punoi në fushatën elektorale për të dy raundet.
Zgjedhjet qendrore të 17 tetorit 2021 ishin shumë të rëndësishmen për qytetin e Prishtinës dhe qytetarin e saj. Qytetari kërkonte një kandidat i cili kishte vizionin dhe dijen se si të punojë për ndërtimin e një qyteti të cilin ata e duan dhe ëndërrojnë.
Kjo ishte edhe një triumf partiak, ngase LDK pas disa viteve në opozitë u vendos në pozitë.
Simboli kryesor i fushatës ishte lulja me tri ngjyra: e kaltër, e gjelbër dhe e verdhë. Ky simbol e përcolli fushatën elektorale të LDK-së. Secila nga ngjyrat patën simbolikat e tyre, simbolizuan Prishtinën e Pastër, Prishtinën Praktike dhe Prishtinën e Përjetimeve.
Ne dizajnuam dhe prodhuam materiale të ndryshme për të dy raundet. Krijuam faqen personale të Përparim Ramës në Wikipedia, faqen e internetit, prodhuam një numër të madh të materialeve të shtypura, digjitale, mini-fushatave, ngjarjeve dhe po ashtu organizuam aktivitete tjera përcjellëse.
Faza e dytë ishte balotazhi, një hap i rëndësishëm drejt fitores por një sfidë më e madhe, dhe përgjegjësitë tona ishin më të mëdha, e po ashtu edhe puna jonë u dyfishua, por rezultatet ishin të dukshme, Rama shkoi drejt fitores.
Ne krijuam webfaqen për kandidatin, Përparim Rama. Qytetarët e Prishtinës në webfaqe kanë pasur mundësi të lexojnë planprogramin e tij, biografinë dhe të përcjellin të gjitha aktivitetet e Ramës gjatë fushatës.
Vizito websitein këtu.