Miqësi në çdo shishe | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Bodrumi i Vjetër

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DizajnDigjitale ProdhimUshqim
Miqësi në çdo shishe

Krijuar për Bodrumi i Vjetër me Pasion | 2023

Bodrumi i Vjetër është veraria më e njohur në Kosovë, e cila u themelua në vitin 1950 si ndërmarrje në pronësi publike.

Ky Bodrum vazhdon ta ruajë traditën dhe të prodhojë verëra me gjenezë të lartë gjeografike në përputhje me standardet evropiane.

Ne i menaxhuam rrjetet social të Bodrumit të Vjetër, gjithmonë duke i promovuar produktet e tyre, duke vënë në pah karakteristikat e verërave, fakte dhe postime kreative.

Gjatë vitit 2021, Bashkimi Evropian investoi në makineri të sofistikuara të cilat e ndihmuan më shumë këtë verari në cilësi.

Bodrumi i Vjetër deshi ta bëjë të ditur këtë për publikun e gjerë, dhe na besoi ne për promovimin e kësaj kampanje. Ne u kujdesëm që ta komunikojmë me publikun e gjerë këtë kampanjë dhe i promovuam këto investime në detaje.

Dhe në fund fare bëmë një video-spot për këtë investim, në të cilin me një poetikë të jashtëzakonshme i kombinuam pamjet me fjalët dhe përcollëm mesazhin që duhej përcjellë.
Përmes secilit postim u kujdesëm që të përcjellim elegancën e verërave dhe kësaj verarie.

Ne krijuam edhe webfaqen e Boodrumit të Vjetër, në të cilën pos anës estetike e bëmë shumë praktike.