Zhvillo veten | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
MyDev

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DizajnDigjitale ShërbimFin-Tech
Zhvillo veten

Krijuar për MyDev me Pasion | 2022

MyDev- Zhvillim i lehtë

Mydev është një ekosistem multifunksional që ka shtatë platforma me funksione të ndryshme, duke filluar nga menaxhimi i brendshëm i bizneseve deri tek prezenca online.

Ne u angazhuam në krijimin e identitetit të të gjitha platformave, sfida ishte krijimi i një imazhi unik për secilën, meqenëse të gjitha i përkasin një etniteti të vetëm, dhe ngjajshmëritë si p.sh ngjyrat, stili, fryma ishin të domosdoshme.

Ne përdorëm një zinxhir si simbolin kryesor të logos për MyDev, por e stiluam atë me forma të pazakonta, rrathët ishin më të rrumbullakët. E përdorëm ketë në mënyrë që të simbolizojmë një lidhje të fortë dhe të pashkëputshme midis të të gjitha platformave.

Shërbimet tona nuk përfunduan me krijimin e identitetit, ne po ashtu ofruam shërbime dizajni për webfaqe, dizajn të mediave sociale, video animacione dhe shumë shërbime të tjera të ngjashme.

Ne e morëm këtë detyrë me shumë përgjegjësi, sepse platforma do të publikohej për herë të parë në tregun tonë dhe do të zgjerohej së shpejti edhe në mbarë botën.


Claritask- Vepro

Një ndër platformat më të njohura të Mydevit është Claritask. Kjo platformë ndihmon në menaxhimin online dhe mbulon nevojat e botës komerciale, qoftë për qëllime personale (blogs, fotografi, artistë, etj) apo për qëllime të biznesit (shitje online, fushata të marketingut me e-maila, prezantim të produkteve) etj.

Logoja është konceptuar dhe ideuar bazuar në funksionin kryesor që ka kjo platformë, atë të përmbushjes së detyrave. Andaj, tri vijat kryesore janë si modelim i përmbushjes së detyrave në faza të ndryshme.

Bashkëpunimi ynë me këtë platformë përfshihet në fusha të ndryshme, nga krijimi i identitetit deri tek dizajnimi i webfaqes dhe të gjitha materialeve përcjellëse për funksionimin e kësaj platforme.


Convosio – Flisni me ne

Convosio është një chat system, që ju mundëson bizneseve të jenë më afër klientëve të tyre duke komunikuar me ta në kohë reale, në momentin kur ata bëjnë pyetje.

Ne krijuam logon e tyre, e cila si figurë kryesore ka simbolin e chateve, konkretisht ka dy chate të mbivendosura mbi njëri-tjetrin, kjo prezanton afërsinë me klientët.

Me të njëjtën frymë të punës, ne vazhduam punën për krijimin e një webfaqeje dhe dashboardeve.


Irevu- Jini në krye

Krijimi i një imazhi të mirë në treg është çelës për secilin biznes. iRevu është platformë që ndihmon pronarët e bizneseve të rrisin dhe të menaxhojnë vlerësimet e tyre në internet dhe reputacionin e përgjithshëm, në mënyrë që ata të mund të fokusohen në biznesin e tyre.

iRevu, ka qenë aktive në treg për një kohë, nga ne kërkuan rimodelimin e logos ekzistuese në një më moderne dhe me frymën e njëjtë me platformat e tjera të MyDevit.

Ashtu sikurse në platformat e tjera që si figurën kryesore vendosëm funksionin kryesor që ka platforma, ashtu vepruam edhe me iRevu, dhe në këtë rast ne vendosëm çfarë tjetër pos një yll .

Logoja hyri në treg fuqishëm ashtu siç e planifikuam.

Sikurse për platformat e tjera të Mydevit, ne punuam në krijimin e webfaqes me të gjitha materialet përcjellëse, deri tek postimi në rrjete sociale.


Sendbat- Rruga drejt suksesit

Sendbat është një platformë e marketingut online përmes sms fushatave dhe e-maileve. Kjo platformë ka për qëllim të bëjë që kompanitë të kenë fushata të paharrueshme marketingu.

Nga ne u kërkua krijimi i një marke tërheqëse dhe të veçantë, në mënyrë që të veçohet nga të gjitha platformat e ngjashme që ekzistonin në treg.
E filluam me krijimin e një logoje me një stil jo të zakonshëm, por duke i qëndruar gjithmonë besnikë ngjyrave të ekosistemit kryesor.

Ne luajtëm me simbolin kryesor të emaileve, dhe vendosëm në qendër shpejtësinë e kësaj platforme, andaj logoja përfundimtare është dërgimi i një emaili fuqishëm.

Puna jonë vazhdoi me dizajnimin e webfaqes, por nuk mbaroi me kaq, pasi ne punuam ngushtë me udhëheqësit për ta bërë atë sa më praktike dhe miqësore për përdoruesit, e më tej vazhduam në mediat sociale.


MORSIX- Shumë, e më shumë

Morsix është një platformë digjitale e cila bazon veprimtarinë e saj në organizimin, planifikimin dhe kontrollimin e inventarit të kompanive të ndryshme, duke ndihmuar kështu në reduktimin e gabimeve të mundshme brenda magazinës.

Ky sistem është krijuar për të ndihmuar kompanitë e ndryshme të monitorojnë mallrat e tyre dhe t’i shpërndajnë në mënyrë të sigurt, duke ju mundësuar një menaxhim efikas.

Ne u ftuam të krijojmë identitetin e kësaj platforme. Fillimisht hulumtuam tregun dhe platformat e ngjashme, dhe patëm diskutime të vazhdueshme me klientin për të ardhur në krijimin e një platforme digjitale shumë funksionale, e cila i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojave të klientit.

Ne kemi dizanjuar logon dhe faqen e internetit, me fokus të veçantë në krijimin e dashboardeve të cilët pos anës estetike, i bëmë më praktike dhe më miqësore për personelin e brendshëm.


Claritick – Ikju gabimeve

Është një sistem tiketimi, që ju mundëson të kapni dhe menaxhoni kërkesat nga klienti. Organizon të gjitha e-mailet hyrëse të klientëve duke kategorizuar të gjitha llojet e shqetësimeve të dërguara nga ta.

Ashtu sikurse për platformat tjera, ne e dizajnuam logon e kësaj platforme, duke përdorur të njëjtin stil dhe ngjyra, dhe prodhuam të gjitha materialet shoqëruese, nga faqja e internetit deri tek përmbajtja e rrjeteve sociale.


Ipaymer- Paguaj lehtë

IPaymer është një platformë që krijon një përvojë të përshtatshme pagese për çdo gjë që shitet dhe blihet online. Ipaymer ju mundëson të paguani nga çdo lloj karte që zotëroni, pa probleme, por në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Ne krijuam identitetin e kësaj platforme dhe punuam në të gjitha materialet shoqëruese, krijuam faqen e internetit dhe krijuam slogane shumë tërheqëse. Punën tonë e vazhduam përmes rrjeteve sociale duke postuar përmbajtje të ndryshme me qëllim promovimin e shërbimeve të platformës.


ZUITTE- Menaxhim i lehtë

Zuitte është platformë e cila ka të zhvilluara një sërë aplikacionesh për ta bërë më të lehtë procesin e krijimit, zotërimit dhe funksionimit të biznesit tuaj, duke filluar nga menaxhimi i marrëdhënieve me klientin, dërgimi i faturave, mbledhja e pagesave, organizimi i ekipit tuaj, dërgimi i emaileve, automatizimi i llogarive të mediave sociale etj.

Ne kemi projektuar logon, por duke qenë një platformë komplekse me shumë shërbime brenda, ne u sfiduam të gjejmë një mënyrë për të përfshirë pjesë të secilit prej këtyre shërbimeve brenda identitetit të përgjithshëm.

Logoja u ndërtua në bazë të ngjyrave të Mydevit, dhe shkronja Z u vendos në qendër.

Ne gjithashtu vazhduam me krijimin e posteve të ndryshme për rrjetet sociale.


AZALITYCS- Analizë nga A deri në Z

Platforma Zuitte së fundmi po ndahej në disa platforma të tjera, në mënyrë që të përsosë të gjitha shërbimet dhe t’i japë rëndësinë e duhur secilit.

Ndarjen e vazhdoi me pjesën e statistikave dhe analizave, por për të duhej një emër kreativ dhe tërheqës në mënyrë që të mbahet mend. Prandaj, edhe njëherë mendjet tona krative u bënë bashkë për një emër të ri. Ne kombinuam A deri në Z me fjalën Analytics, që së bashku ju jep emrin Azalytics .


Urless- Më pak, është më e sofistikuar

Pjesë e pandashme e një marke të mirë është edhe emri. Kësaj radhe, nga ne u kërkua të i gjejmë një emër të veçantë dhe shumë domethënës sistemit të ri të MyDevit me veprimin e shkurtimit te URL-së “URL Shortener”. Ne erdhëm me një emër të lehtë për t’u mbajtur mend, por në të njëjtën kohë edhe të pazakontë, ; e gjetët? “URLESS”.