
Kantina Duka gjindet në kodrinat me diell të Ishëmit të cilat rrahen nga erërat e ngrohta të detit duke e bërë këtë zonë gjeografike ideale për prodhimin e verërave më cilësore në Shqipëri. Në kantinën Duka, ju keni mundësinë të degustoni dhe shijoni dy variete të rakive të prodhuara me mjeshtëri dhe të vazhdoni rrugëtimin tuaj degustor me një eksplorim të lezetshëm të koleksionit të larmishëm të verërave.
Ne menaxhuam rrjetet sociale, duke vënë në pah të gjitha verërat e tyre, dhe bazuam tërë filozofinë e postimeve në idenë e përçimit të elegancës që kanë verërat, dhe idenë se çdo gllënjkë është një udhëtim nëpër kohë dhe traditë.
Po ashtu, përmes postimeve të ndryshme ne vumë në pah edhe vreshtarinë si një vepër më vete.
Po ashtu, përmes postimeve të ndryshme ne vumë në pah edhe vreshtarinë si një vepër më vete.