Më i madh se vetë jeta | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
NEWBORN

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DizajnPR-Ndodhi PublikeJetesë
Më i madh se vetë jeta

Krijuar për NEWBORN me Dashuri | 2008

Vetëm 11 ditë para se të ndodhte, ne na erdhi një ide që do ta ngjallte edhe më shumë festimin e ditës më të madhe të historisë së vendit – Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Sfida ishte që të bënim diçka që nuk do ta acaronte turmën, por që do të shërbente për ta ngazëllyer atë, duke e shënuar këtë ditë historike.

E zgjodhëm fjalën NEWBORN për t’i kapluar, në një fjalë të vetme, të gjitha ato që ia binte pavarësia vendit tonë. Ne qëllimisht përdorëm fjalën në gjuhën angleze, të kuptueshme edhe nga njerëz që nuk e flasin mirë atë gjuhë, për ta përçuar porosinë në tërë globin, duke treguar për shtetin më të ri që po lind.


Ditët e vështira

Krijuam një skulpturë me fjalën NEWBORN (nga anglishtja “i posalindur”), të ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate.

E ngjyrosur me ngjyrë të qëndrueshme metali dhe rezistente ndaj shumë elementeve. I tërë instalacioni është 24 metra i gjerë.

Pastaj, e kthyem këtë në skulpturë interaktive, për ta shënuar këtë rast me një simbolikë që do të ishte pjesë e kremtimeve dhe njerëzve përreth kësaj vepre.

Kjo do të përdorej si një mjet ku njerëzit do ti shprehnin emocionet e tyre duke shkruar me flomasterë permanentë të zinj, të cilët ne ua kemi dhuruar gjatë mbrëmjes.


Mbrëmja e madhe

Mbi 150,000 njerëz shënuan në skulpturë, duke filluar me Kryetarin dhe Kryeministrin e vendit, më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj. Këto shkrime domethënëse u shndërruan në art. Mediat e mbuluan rreth e përqark botës.

Qindëra mija njerëz e përjetuan, miliona e panë në TV. CNN dhe rrjetet tjera të mëdha botërore e përcollën nga vendi i ngjarjes drejtpërdrejt. Skulptura doli të nesërmen në ballinën e The New York Times, dhe u përmend nëpër gazeta tjera madhore si The International Herald Tribune, The Observer, Sydney Herald, etj., derisa BBC, Spiegel Online dhe të tjera e vendosën edhe në websitet e tyre. Si rezultat, për një kohë të gjatë mediat botërore e emërtuan Kosovën shteti i posalindur (the newborn country).

Kjo ndodhi është paraqitur në media të ndryshme nëpër botë, të renditura më poshtë:

BBC NEWS
Kosovo’s PM in independence nod

BBC
Kosovo’s giant mosh pit

The Washington Times
Kosovo’s celebration Western-tinged

NY Daily News
Kosovo celebrates declaration of independence as Russia protests

The Telegraph (Australia)
Jubilation and hatred over Kosovo

The Sydney Morning Herald
Kosovo is born to cheers and jeers


Trashigëmia

Sot, kjo skulpturë njihet si Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Monumenti ngjyroset ndryshe çdo vit për Ditën e Pavarësisë, duke i dhënë çdo herë kuptim tjetër. Tematika e secilit vit e përmban një porosi që Kosova ia jep botës, duke e bërë pjesëmarrëse dhe kontribuese në ndodhitë globale.

Për pamjet ndër vite të monumentit NEWBORN, shih:
Monumenti i gjallë


Njohja

Monumenti pranoi disa çmime në kategorinë e dizajnit nga festivalet kreative më prestigjoze në botë, në veçanti Luanin e Artë në Cannes, si dhe u paraqit në revistën AdWeek.

2008
Cannes Gold Lion Award
Silver Clio Award
Silver Eurobest Award
Golden Drum Grand Prix
London International Awards Finalist

2009
One Show Merit Award
Bronze David Award

AdWeek article – Ideas That Inspire


Korrjet

Qysh nga atëherë, NEWBORN vazhdon të jetë shenjë identifikuese e Prishtinës, duke u bërë monumenti më i vizituar dhe fotografuar në rajon. Sot njihet si atraksion turistik, vepër arti dhe monument i gjallë historik në një, duke e futur në mesin e pak objekteve të këtij lloji në botë.

Si i tillë, u paraqit në dy libra të shquara për dizajn:

Managing the Design ProcessTerry Lee Stone

Graphic Design ReferencedBryony Gomez-Palacio & Armin Vit


Muzeu i dizajnit

Së fundmi, NEWBORN u ekspozua në Muzeun e Dizajnit në Londër (The Design Museum), në ekspozitën Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18 (Grafikat dhe Politika 2008-18) nga marsi në gusht të 2018, në mesin e punëve më kreative me ndikim politik në botë.

Më shumë për ekspozitën këtu.


Perspektiva të ndryshme

NEWBORN është bërë isnpirim për shumë, në mesin e tyre ilustruesin e shquar Ricardo Cabral dhe entuziastin e sporteve ekstreme Snownjeri.


Gjeneratat


Lexo NEWBORN artikullin në Wikipedia

Shih Faqen e NEWBORN në Facebook

Vizito NEWBORN në Instagram

Shih poashtu Monumenti i gjallë