SummerFest | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Duplex

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DigjitalePR-Ndodhi JetesëShërbim
SummerFest

Krijuar për Duplex me Dashuri | 2023

Ne me gjithë entuziazmin dhe shpirtin tonë festiv ndihmuam në organizimin e edicionit “Summer Fest”.

E veçanta e këtij edicioni, ishte përvjetori i klubit.

Për ta përshkruar epokën e tij rrezatuese të 17 vjetorit të hapjes, ne erdhëm me konceptin e organizimit të një eventi me emrin” “SI7VER PARTY!”, Termi “silver” jo vetëm që përfaqëson vetë fjalën “argjend”, por gjithashtu përfshiu numrin jubilar I7 ,kështu emri i eventit u stilizua si “SI7VER”.

Gjatë gjithë kësaj kohe punuam në dizajnimin e të gjithë posterave, banerave dhe materialeve përcjellëse.


Pa gjumë në Prishtinë

Duplex është njëri nga klubet e natës më të njohur në Kosovë, i themeluar në vitin 2007, në Prishtinë, i cili që nga hapja e tij u bë ikonë e jetës së natës.

Ky klub ofron një sërë ngjarjesh gjatë gjithë javës, nga netët me DJ e artistë të famshëm deri tek eventet me tema të ndryshme.

Karrota organizoi eventet e Duplex-it për festa të ndryshme duke u kujdesur për çdo detaj, që nga teksti i festave, dizajni i tyre deri te pritja e të ftuarëve. Seciit event i kemi dhënë një temë të caktuar dhe punuam bazuar në të.
Një ndër eventet që pati bujë shumë të madhe dhe zgjoi kureshtje në mbarë vendin ishte “Black Helmet”. I gjithë qyteti u bë kureshtar se kush qëndronte prapa helmetës së zezë.

Për këtë event shkruam një artikull për gazetë, i cili u shpërnda shumë shpejt në mbarë rrjetin, dhe pati komente të shumta.

Karrota, gjithashtu menaxhon rrjet sociale për këtë klub. Ne krijuam një frymë të re për rrjetet sociale. Përveç promovimit të natës muzikore dhe artistëve performues, postimet kanë edhe memes dhe përmbajtje të ndryshme.