Puthma pak! | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Peroni

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DigjitaleFushatë ProdhimUshqim
Puthma pak!

Krijuar për Peroni me Pasion | 2021

Birra italiane me famë botërore, Peroni, ka kohë që është në tregun kosovar. Ne u përzgjodhëm të shënjojmë 175-vjetorin e kësaj birre nëpërmjet një fushate të paharrueshme.


Pa panik, plako!

Pas një fushate ngacmuese dhe provokative (shih tutje më poshtë), promovuam birren për vitin jubilar, kësaj rradhe duke krijuar slogane nga një formulë e veçantë, e llogaritur me bazë në shkronjën P: secila fjalë e fushatës fillon me këtë shkronjë.


Pi çka të freskon!

Fushata ngacmuese u bazua në një lojë fjalësh provokative fillimisht në rrjete sociale, dhe pak ditë më pas me zbulimin e billbordeve të Peroni, që u bënë virale brenda orësh, duke u shpërnda në chat grupe dhe rrjete sociale.

Kjo fushatë u ekzekutua në rrjete sociale dhe billborde anekën Kosovës.