
Pas suksesit të vitit paraprak, Raiffeisen na zgjodhi sërish për ta organizuar festën e fundvitit 2012, me një kërkesë të vetme e të veçantë: të jetë poaq, ose më e mirë se festa e një viti më parë.
Kjo ishte një sfidë më e vështirë se që kemi menduar, pasiqë s’ishte e lehtë për ta mundur festën e kaluar. Pas një analize të thuktë të tematikave me ngjyrat verdh e zi, erdhëm në përfundim se është vetëm një person që e përfaqëson fuqinë dhe shpejtësinë, është i dashur për të gjithë, dhe mban rroba me këto dy ngjyra.
Arrijti Bruce Lee, personazhi që priu deri te ushqimi madhështor, loja shpërblyese, karaoke, foto kuizi dhe performansa fenomenale e mjeshtrit të Taekwondos nga Korea e Jugut.
Vendi: Emerald Hotel
Mysafirë: Mbi 500
Kënaqësi: Shumë
Nga ne u kërkua të organizonim festën e fundvitit për të gjithë punëtorët e Raiffeisen Bank në Kosovë. Kërkesa kryesore ishte që kjo të jetë një natë e paharrueshme.
Shërbimi ekskluziv i hotelit Emerald ofroi pjesën më të rëndësishme për një festë të mirë: ushqimin dhe pijet. Mirëpo, të argëtosh mbi 800 mysafirë për gjashtë orë të tëra ishte sfidë në vete.
Ne organizuam një sërë aktivitetesh: E tëra filloi me muzikë klasike gjatë pritjes, ku mysafirët bënë fotografi te foto këndi, të cilat do ti merrnin në kornizë të gatshme në dalje, regjistrimin për lojën shpërblyese dhe kuizin.
Pas një prezentimi të shkurtër nga Drejtori Gjeneral, i cili foli për sukseset e vitit 2011 dhe pritjet e 2012-ës, si dhe dhurimit të çmimit për Punëtorin e Vitit, argëtimi vazhdoi me një kombinim muzike rock, latine dhe popullore shqiptare, lojën shpërblyese, që dërgoi fituesit në fundjava të bukura në Turqi, Maqedoni dhe darka në restorant ekskluziv. Fituesit e kuizit u shpërblyen me nga 2 kg çokolatë belge.
Festa përfundoi me dhurata të brenduara për secilin punëtor, bashkë me fotografitë në kornizë, të cilat i bënë gjatë pritjes në fillim. Vetë festa u përfol gjithandej, ngase ishte më e mira në mesin e festave tjera të ngjashme, të organizuara nga korporatat tjera.
Me jastëkun të përdorur si metaforë, prodhuam një reklamë televizive për t’i përfaqësuar Kursimet Afatgjata të Depozitave si metodën më të sigurt e më tradicionale për t’i mbajtur paratë të sigurta dhe afër, me ndryshimin e vetëm se edhe shtohen me kohë.
Kjo është e para reklamë televizive kosovare e eksportuar, duke u transmetuar në Bosnjë e Hercegovinë.
Ne dizajnuam kartelën e ATM-së të VISA Electron, duke pasqyruar simbolet lokale dhe të korporatës, të kombinuara dhe të koduara me ngjyra sipas kategorisë së produkteve, në 2005.
Dizajni i logos së Superligës së Basketbollit, e cila është e sponzoruar nga Raiffeisen Bank, si dhe dizajnet për kontot e fëmijëve.
Të krijosh një fushatë për dy produkte të ndryshme kurrë s’është lehtë, edhe nëse ato i përkasin të njëjtës kategori. Edhepse produktet Flexi dhe Personale janë të dyja kredi, dallimet e vogla e bëjnë më të vështirë që të vizuelizohen të dyja bashkë në një vend. Kredia Flexi shërben për konsumatorët, të cilëve iu duhen pak para të gatshme shtesë në formë të overdraftit të njëjtë sa rroga mujore, derisa Kredia Personale shërben për ata që iu duhen më shumë para, deri në €20,000.
Si rezultat, ne krijuam dhe dizajnuam materiale reklamimi përjashta (billborde dhe city-lighs) që tregojnë njerëz në dy lokacione të ndryshme, por të ndërlidhur vizuelisht me njëri-tjetrin nëpërmjet situatave që e përshkruajnë përdorimin e secilit prej produkteve të bankës. Derisa Kredia Flexi mundëson pak para shtesë për një pushim, Kredia Personale është ideale për ta renovuar shtëpinë.