Relax, Baton… | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Relax

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

DizajnAnimacion
Relax, Baton…

Krijuar për Relax me Dashuri | 2023

Kompania e njohur e pijeve, Relax, kërkoi aftësinë tonë krijuese për të krijuar slogane tërheqëse të destinuara për billborda që do t’i bënin udhëtarët të ndalonin dhe të mendonin.

Me një prekje humori, ne thurëm me zgjuarsi mesazhe që nxisnin në mënyrë delikate rëndësinë e ngadalësimit të shpejtësisë në trafik.

Ne menduam slogane të ndryshme, si “Relax Baton, le atë telefon”, “Relax Lutë, s’ki çka me u ngutë.”, “Relax Hana, se po të pret nana.”, etj.

Një larmi e madhe e sloganeve u bënë virale menjëherë nëpër rrjetet sociale pas publikimit dhe u shpërndan me mijëra herë e pëlqyer, duke u bërë temë edhe nëpër portale. Poashtu ju bëmë thirrje qytetarëve që ata vetë të japin propozimet e tyre, dhe propozimet më të mira u paraqitën nëpër ura bashkë me autorët e tyre.