
Korporata Rugove është një nga korporatat më të famshme në Kosovë. Themeluar në pjesën e dytë të vitit 2006, me lokacion në malet e Rugovës, sjellë më të mirën e natyrës nga vendlindja e saj nëpër çdo shtëpi në Kosovë, e tani edhe jashtë.
E shërbejmë Rugove me krenari, përveq menaxhimit të mediave sociale, për ditëlindjen e 15-të, e prodhuam reklamën “Kush kish me thanë…?”, e cila më së miri tregon zemrën e saj të madhe nëpërmjet punës fantastike që ka bërë me fushatat sociale përgjatë këtyre viteve.