
Një kompani e re e sigurimeve që po futej në treg në vitin 2014, në një ambient biznesi përballë gjashtë kompanive të mëdha dhe të etabluara me mbi 10 vjet, e kishte jetike krijimin e një identiteti të denjë për të garuar me të mëdhenjtë.
Ne u ftuam të propozojmë një emër dhe logo për kompaninë, përballë shtatë konkurrentëve të tjerë në garë.
Pas një hulumtimi të thuktë, kuptuam se brendet e kompanive tjera të sigurimeve ishin aso që binin në sy, mirëpo nuk ishin të zhvilluara mjaftueshëm, duke iu munguar serioziteti dhe spikatja e denjë për një kompani të madhe sigurimesh.
Kështu, ne vendosëm t’i qasemi në mënyrë më të pazakontë dhe konzervative, për të krijuar identitetin e këtij klienti potencial. Ishim të bindur se donim ta përdornim një kafshë si simbol. Një që përfaqëson fuqi, mençuri dhe siguri. Asnjë tjetër nuk i përgjjigjej më mirë se qeni i Sharrit, duke i shtuar edhe kontekst vendor, pasi që kjo racë është autoktone e maleve të Sharrit.
Fjala të cilën e shpikëm ishte kombinim i dy fjalëve: Scardus, që është emri latin i maleve të Sharrit, dhe Guardian (nga anglishtja: Mbrojtës), duke krijuar një emër mbreslënës, të pazakontë, kallëp për emblemën e qenit të Sharrit që qëndron me krenari.
E fituam garën, dhe si rezultat e morëm përgjegjësinë për të promovuar fillet e një kompanie të re me dy produkte, sigurim të plotë për vetura (Kasko), dhe sigurim për shtëpi, te dyja konkurrente në treg me çmim dhe shërbim cilësor.
Karakteristikë e këtij produkti ishte çmimi i volitshëm. Kjo u dëshmua si mënyra më e mirë për të komunikuar, duke të hyrë në treg dhe mundur konkurrencën, që shumë shpejt e bëri Scardian kompaninë më të preferuar për konsumatorët.
Ne prodhuam një TV reklamë komike, duke çmontuar një veturë sportive, për ta demonstruar se sa lehtë është të vjedhet ajo, e sa e rëndë është nëse nuk sigurohet.
Fushata shërbeu njëkohësisht si promovim produkti dhe komunikim i imazhit të kompanisë së re, duke e vendosur Scardian në kohë rekorde si lojtar serioz në industrinë e sigurimeve.
Si vazhdimësi e fushatës së veturave, sigurimi i shtëpisë ishte fushata e rradhës e cila e përforcoi pozitën e Scardian në industri.
Ngjashëm me fushatën e mëhershme, prodhuam një TV reklamë komike të një shtëpie duke u zhveshur komplet nga hajnat.
Të dy fushatat u pritën shumë mirë, duke rritur shitjen në kohë shumë të shkurtër.
Krahas fushatave, ne dizajnuam të gjitha zyret, dyqanet, veturat dhe materialet tjera, duke e bërë Scardian të dallohet nga të tjerët, dhe duke lënë përshtypjen se kanë qenë në treg për kohë shumë të gjatë.
Prezenca në rjetet sociale ishte kyçe për përforcimin e imazhit, prandaj ne e përdorëm potencialin e plotë, në mënyrë që të shihej dhe dëgjohej për Scardian në të gjitha kanalet e komunikimit.