Gjithmonë, gjithkund | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Sempre

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

AnimacionFushatë ProdhimUshqim
Gjithmonë, gjithkund

Krijuar për Sempre me Dashuri | 2011

Të futura rishtas në treg për t’u përballur denjësisht me një produkt të importuar tash 30 vjet, për biskotat Sempre, prodhim vendi, nevojitej një nismë me stil. Ne e menduam një mënyrë të thjeshtë, të pazakontë, direkte, gazmore dhe emocionale për realizimin e TV reklamës, e cila do të vënte biskotën si personazh kryesor të dy tregimeve, një i treguar nga një 10 vjeçar, ndërsa tjetri nga një nënë. Të dyja do ta paraqisnin biskotën si përzgjedhjen më të duhur për tërë familjen, e cila do hahej gjithkund, në çdo kohë, me gjithçka.

Të dyja animacionet 2D tregojnë një rrëfenjë të një familjeje të lumtur, të zënë tek ha Sempre nëpër lloj-lloj situatash. Videot shoqërohen me materiale të shtypura në formë reklamash të gazetave dhe të revistave, fletëpalosjeve, broshurave për aktivitete të fëmijëve dhe materialeve të tjera, kryesisht të shpërndara nëpër qendra tregtare, si dhe kopshte e çerdhe, gjatë orëve që fëmijët dalin.

Mostra të produktit u janë dhënë falas nënave, bashkë me fletëpalosjet që përmbajnë informacione dhe receta për torta të ndryshme, ndërsa fëmijët janë argëtuar me libra aktivitetesh që përmbajnë gjëegjëza, poezi, germëzime, matematikë dhe ngjyrosje.

Fushata dha menjëherë rritje në shitje. I dëshmuar si produkt i pazëvendësueshëm, Sempre vazhdon të rritet pandërprerë, duke e shtuar përditë hisen e tregut.