
Jemi përzgjedhur tri herë nga UNICEF Kosova për të prodhuar materiale të ndryshme për çështje që kanë të bëjnë me fëmijët gjatë pandemisë COVID-19.
U përzgjodhëm nga UNICEF në Kosovë të prodhojmë tri video për gjetjet nga hulumtimi MICS (Multiple Cluster Survey), me ilustrime të veçanta në të cilat animuam të dhënat që tregojnë se çka do të thotë të jesh fëmijë në Kosovë (të dhëna për situatën e fëmijëve dhe familjeve në Kosovë), edukimi i hershëm (sa zhvillohen fëmijët në Kosovë) dhe funksionaliteti i fëmijëve në Kosovë (të dhëna për vështirësitë e funksionalitetit në fusha të ndryshme).
Me përhapjen e pandemisë COVID-19, UNICEF Kosova na angazhoi që t’i prodhojmë 51 video me qëllim që të digjitalizohen trajnimet e edukimit jo-formal pë iniciativat PONDER, UPSHIFT dhe PODIUM për adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët e kishin të pamundur t’i zhvillojnë këto trajnime fizikisht.
Të krijuara në gjuhët shqipe dhe serbe, më poshtë janë katër shembuj nga gjithsej 51 videot e prodhuara.
UNICEF Kosova poashtu na dha besimin të krijojmë pesë video që i promovojnë masat e kujdesit ndaj COVID-19 pvr fëmijë, të rinjë dhe familje.
Çdo video e trajton një temë që e promovon higjienën, bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale. Videt janë transmetuar në të gjitha TV kanalet nacionale.