Shekulli plot ngjyra | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Bashkia Tiranë

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

FushatëIdentitet PublikeShërbim
Shekulli plot ngjyra

Krijuar për Bashkia Tiranë me Dedikim | 2020

Qyteti i Tiranës po përgatitej për të festuar njëqindvjetorin si kryeqytet i Shqipërisë. Për këtë, i nevoitej një simbol për të shënuar të gjitha ndodhitë festive të vitit.

U ftuan të gjithë të marrin pjesë në dizajnimin e këtij simboli, dhe ia mundësuan pubikut të votonte për punën më të mirë. Ne fituam bindshëm, dhe më poshtë është arsyeja pse:


Tirana vjen tek ti

Dizajnuam muzeun lëvizës Eja në shtëpinë tëde, i cili, në pamundësi të vizitorëve ta shohin Tiranën shkaku i pandemisë, i shkoi qyteteve shqiptare në Kosovë dhe rajon, duke e bërë atraksion qindvjetorin e Tiranës edhe jashtë saj.

Qytetet e mirëpritën muzeun lëvizës, në të cilin u shtegtua nëpër shekullin e historisë së Tiranës, duke paraqitur imazhet më ikonike që e shënuan këtë periudhë të kryeqytetit.


Kënga ime

Për herë të parë ndonjëherë, ne organizuam një karaoke koncert enkas me këngë tironse për publikun e kryeqytetit, i cili u ftua t’i këndojë vetë margaritarët e muzikës që u dëgjuan në Tiranë gjatë shekullit të fundit.

U kënduan të paharrueshmet si Ku ka si Tirona?, Ra faja prej fikut, Çunat e Tiranës, Gocë Tirone, Tate du fuston dhe shumë, shumë tjera të bukura.