Tregimi ynë | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb

Po duket si të ishte dje

E kuptuam sa kohë kishte kaluar vetëm kur e ridizajnuam këtë website dhe kaluam nëpër gjithë atë punë që e kemi bërë për 18 vjet, duke u munduar të përzgjedhim copëzat më të dashura, që t’i vendosim në këtë hapësirë.

Dhe prapë, na u duk sikur të ishte dje, derisa i kujtonim kohët e bukura, duke shërbyer klientët e mrekullueshëm, me njerëzit më të dashur pranë.

Kaluam boll pengesa gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, në raste derdhëm edhe gjak, djersë e lotë, por këto as nuk i afrohen kënaqësisë dhe ngazëllimit që kishim kur i krijuam veprat më të shquara vërdallë, gjithmonë duke thyer barrierat, dhe madje duke bërë histori dhe duke i fituar çmimet më të mëdha në botë për këtë gjë.

Ne nuk jemi vetëm agjenci e rëdomtë. As nuk mëtojmë të bëhemi ndonjëherë. Jemi organizatë që i bën bashkë mendjet më kreative, gjithëherë duke u pëpjekur ta bëjmë punën më të shkëlqyer për secilin projekt që e prekim me dorë, prandaj dhe gjithë shpërblimet e mrekullueshme, të fituara nga njerëz të mrekullueshëm.

Sot vazhdojmë të qëndrojmë një hap para, gjithëherë duke e rizbuluar veten dhe klientët për të cilët kujdesemi me shumë dashuri. Suksesin e tyre e kemi shtytje dhe frymëzim.

Shtegëtimi ynë është si përrallë. Eja, rrugëto me ne.