Një flutur me një zemër | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Vala

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

IdentitetFushatë ShërbimFin-Tech
Një flutur me një zemër

Krijuar për Vala me Dashuri | 2008

Vala mbetet telefonia më e madhe në vend deri më sot, kryesisht për shkak të ndryshimit të plotë të identitetit të saj vite më parë. 

Si kompani gjigante publike që kishte monopol në industrinë e telekomunikacionit në atë kohë, imazhi i saj nuk ishte më i dashuri në mesin e konsumatorëve, të cilët mezi prisnin të shihnin një telefoni të dytë, më të lirë, që po hynte në treg.

Duke e parë se mund të humbnin pjesën më të madhe të konsumatorëve nga konkurrenca në ardhje në vitin 2007, ne u angazhuam që ta bëjmë transfomimin e guximshëm të Vala 900, prej një imazhi konzervativ dhe të vjetëruar, në një markë moderne të fokusuar në konsumatorin, duke e ndryshuar kështu jo vetëm imazhin vizuel, por edhe një gamë të gjerë të shërbimeve, prej çmimeve te ofertat e ndryshme, e deri te shërbimi për konsumatorë.

Deri vonë, ky njihej si transformimi më i madh i identitetit, që një korporatë e ka bërë në Kosovë, si në madhësi, ashtu edhe në buxhet, duke rezultuar me humbje minimale pas futjes së konkurrencës.


Imazhi i korporatës

Me thjeshtimin e emrit vetëm në Vala, ne e krijuam një imazh të ri, modern dhe të gjallë, duke e ruajtur emrin dhe prezencën e kompanisë, dhe njëkohësisht duke i dhënë një frymë rinore me përdorimin e shkronjës V që përfaqëson një flutur, një zemër dhe një telefon mobil që palohet.

Një numër produktesh janë dizajnuar dhe prodhuar, duke përfshirë konceptimin dhe produksionin e një TV reklame, billborde, reklama gazetash, fletushka, kalendarë, letra ngjitëse, SIM kartela, kartela rimbushëse dhe shumë produkte tjera të brenduara, duke e kthyer kështu në njërën prej markave më të forta sot në Kosovë.


Mbulueshmëri gjithandej

Konceptimi, dizajni dhe prodhimi i TV reklamës, billbordëve, posterëve dhe reklamave për gazeta, për fushatën e mbulueshmërisë së Vala, e cila paraqet vende të ndryshme anembanë Kosovës nga të cilat ky operator mobil i jep qasje konsumatorëve. Qoftë në mal apo thjesht, në shtëpi, Vala të mbulon.


Familja dhe Miqtë

Duke ofruar shërbimin Familja dhe Miqtë për herë të parë, Vala kërkoi nga ne të prodhojmë një fushatë që do të tregonte se sa lirë është të flasësh me më të afërmit, nëpërmjet ofertës më të re.

Ne e zhvilluam një ide, e cila e tregon një çun të ri duke folur me telefon mobil pandalur gjithë ditën, nga mëngjesi deri në kohën e gjumit, me miqtë dhe familjen. Më në fund, kur ky i përfundon thirrjet, shenja nga telefoni i mbetet në faqe.

Fushata përfshiu prodhimin e një TV reklame, billbordeve, reklame gazetash, broshurave dhe fletushkave.