
Vanoro është një hotel luksoz me pesë yje, i cili është ndërtuar në zemër të qytetit të bukur dhe historik të Selanikut. Vanoro ofron dhoma dhe suita moderne për turistët dhe udhëtarët e bizneseve vendase, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky hotel na besoi në krijimin e identitetit dhe zhvillimit të brendit nga lindja, dhe ishim bashkë në çdo hap përgjatë rrugëtimit të tyre.
Anza është restoranti ekskluziv i Vanoros, i cili ofron ushqime të shijshme nga kuzhina mesdhetare.
Nga ne u kërkua të krijonim një logo të bukur dhe të veçantë, në mënyrë që të tërheqë vëmendje menjëherë pas daljes në treg.
Ne dizajnuam këtë logo me karakteristika të veçanta në fontin e përdorur dhe me një simetri të dallueshme që krijon ndjeshmëri dhe një figurë të bukur.
Agjencia jonë punoi logon dhe të gjitha materialet përcjellëse, deri te ftesat e animuara për hapjen e madhe.
Ne krijuam një frymë miqësore me të gjitha dizajnet tona, me ngjyrën kafe të çelët si ngjyra e përzgjedhur e identitetit të brendit, ngjyrë kjo që simbolizon besueshmërinë dhe sigurinë, si veti përcjellëse dhe karakterizuese të zotimit të brendit.