Me zemër dhe mendje | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Vetëvendosje

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

IdentitetFushatë ShërbimPublike
Me zemër dhe mendje

Krijuar për Vetëvendosje me Dashuri | 2017

Gati për një dekadë kemi bashkëpunar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke i përkrahur aktivitetet e tyre dhe fushatat elektorale me krijimin e disa nga porosive më mbresëlënëse, dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e vazhdueshme dhe suksesin e kësaj partie politike.


Me zemër 2017

Zgjedhjet qëndrore të vitit 2017 ishin historike për Lëvizjen Vetëvendosje, duke u dyfishuar në votë, diçka që nuk ka ndodhur në historinë e asnjë partie tjetër në vend.

Zemra, si simbol i Fitores (Victory), Vetëvendosjes dhe dashurisë për vendin, e krijuar nga ekipi ynë, u bë porosia elektorale më mbresëlënëse deri sot, duke luajtur një rol kyç në suksesin e madh gjatë fushatës së 2017, si në zgjedhjet qendrore ashtu edhe në ato lokale.


Zgjedhjet Lokale ’13 & ’17

Përgjegjësia jonë ishte të dizajnojmë dhe prodhojmë materiale të ndryshme për fushatat e viteve 2013 dhe 2017, me fokus në fazën e dytë të zgjedhjeve për kryetarin e Prishtinës, të përshkruar më poshtë.


Një kryetar i mirë 2013

Ballotazhi ishte sfida më e madhe gjatë kësaj gare për kryeqytetin, si dhe fitorja e pabesueshme dhe bindëse, pas 9000 votave më pak që ishin në raundin e parë të zgjedhjeve.

Për të arritur këtë, ne krijuam një identitet. Zogu (Shpendi), u bë simboli që e përcolli Shpend Ahmetin në fitoren e tij historike, duke e zgjidhur nyjen e krijuar nga pushteti që e qeverisi Prishtinën me dekada.


Prishtina me Zemër 2017

Pas fitores në zgjedhjet paraprake, sfida me të cilën u ballafaquam ishte një garë krejtësisht e re, me rregulla krejtësisht tjera. E vërtetë është kur thonë se më vështirë është ta mbash pozitën, sesa ta fitosh.

Sidoqoftë, tani me një Kryetar dhe ekipin e tij me përvojë më të madhe, gara për kryeqytetin u fitua edhe sërish. E pranojmë, ishte garë e ashpër, por e shijuam çdo moment.


Aktivitetet Politike

Gjatë bashkëpunimit tonë, prodhuam një numër të madh të materialeve të shtypura, digjitale, mini-fushatave, ngjarjeve, aktiviteteve dhe protestave gjatë këtyre viteve.