Bëje ndërtimin shtëpi | KARROTA

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

logo-thumbnail rotate logo-thumbnail-fb
Xella

U rritëm bashkë me klientët, të cilëve vazhdojmë t'u japim dashuri me punën më kreative nga zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, së shpejti edhe në Londër.

AnimacionPR-Ndodhi ProdhimJetesë
Bëje ndërtimin shtëpi

Krijuar për Xella me Dashuri | 2013

Me t’u futur në tregun kosovar, Xella, prodhuesi gjigant i tullave nga Austria, na zgjodhi që të krijojmë, organizojmë dhe dizajnojmë të gjitha materialet e komunikimit dhe promovimit.


Dizajni dhe materiali per shtyp

Përgjatë bashkëpunimit tonë me Xella, ne kemi krijuar një numër të madh të publikimeve dhe materialeve të tjera të dizajnuara, gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave të imazhit të markës së kompanisë.

Këto prodhime ishin katalogje, broshura, pamflete, fletushka, posterë, flamuj, si dhe materiale promovuese të tjera më të vogla, dhurata, etj.


Do shtëpi? Zgjedh cilësi.

Tullat e prodhuara nga Xella janë në shumë mënyra të ndryshme nga tulla e rëndomtë, gjithmonë përnga aspekti pozitiv. E mbrojnë ambientin, janë izolues më të mirë të zërit, ujit dhe rezistencës së ngrohtësisë, të prodhuara me standarde evropiane, kursejnë hapësirë dhe, mbi të gjitha, janë më të forta se çdo tullë tjetër.

Nga ne u kërkua të prodhojmë një fushatë për TV, për të paraqitur të gjitha cilësitë pozitive të tullës Xella, të përmendura më lartë. Duke qenë e pamundur të thuhen të gjitha në një reklamë të vetme, ne vendosëm t’i prodhojmë 6 TV reklama të shkurtëra, ku tulla është personazhi kryesor që përballet me situata të ndryshme.


 


 

Hapja e madhe

Ne e kemi organizuar ceremoninë e madhe të hapjes së fabrikës në Kosovë, në ambientet e vetë fabrikës, për t’i treguar mysafirëve kapacitetet e saj.

Pjesa kryesore e ndodhisë u mbajt në oborrin e madh përjashta fabrikës, e cila ndodhet në qytetin e Lypjanit, afro 15 kilometra nga Prishtina. Ne e organizuam ushqimin, transportin dhe argëtimin për mbi 50 mysafirë të ftuar, me një binë të montuar për muzikë dhe fjalime.

Shiriti u pre nga Kryetari i atëhershëm i Republikës së Kosovës dhe më pas u organizua një xhiro brenda fabrikës për të gjithë mysafirët.