
Z mobile vendosi të hyjë në tregun e telekomunikimit fuqishëm në vitin 2010. Duke qenë vetëm Rrjet Mobil Virtual (MVNO) përballë një sfide të madhe për t’u futur në konkurrencë me dy operatorë mobilë të etabluar dhe të mëdhenj, Z mobile u bë Davidi kundër viganëve, pasi ne u përzgjodhëm të bëjmë lançimin e një prej identiteteve më të guximshme në treg.
Lançimi i Z mobile MVNO ishte njëra prej projekteve më sfiduese dhe më të këndshme të vitit. Me dy operatorë mobilë tanimë të vendosur mirë në treg, lufta për ta marrë një copë të tortes ishte sfidë më vete.
E krijuam një markë që veçohej nga konkurrenca, bashkë me disa dizajne në formë të origami, që do ta përcillnin identitetin e kësaj marke gjatë gjithë kohës. Çdo produkt apo shërbim do ta kishte një figurë origami, e cila do ta identifikonte atë nëpër të gjitha reklamat, pikat e shitjes dhe materialet promovuese.
Ishte me randësi që të godasim menjëherë, gjë që e arritëm duke nisur një fushatë ngacmuese (teaser) me katër reklama televizive, para transmetimit të TV reklamës së parë të korporatës (të gjitha në videot më poshtë), së bashku me reklamat në gazetat ditore, si dhe revista, billborda dhe citylights nëpër gjithë vendin.
Hapja e këtij operatori mobil u përcoll me një ngjarje prestigjioze e cila mblodhi përmi 600 mysafirë.
Paketa e stikerave për Viber nga Z mobile ishte e para dhe më e famshmja për një kohë, e cila përmbante shaka të ndryshme dhe personazhe të identifikueshme të Z mobile gjatë viteve.
Pas fushatave të mëdha dhe kushtueshme të konkurrencës, duke ofruar shpërblime për pak njerëz fatlumë, dhe duke kërkuar nga klientët që të shpenzojnë para në SMS porosi të shtrenjta për të hyrë në garë, ne shumë shpejt u përgjigjëm me një fushatë me kosto të vogël por ndikim të madh, duke iu ofruar klientëve të Z mobile kohë bisede pa limit me secilin operator, si dhe internet me bollëk, duke e goditur konkurrencën direkt.
Fushata rezultoi me reagim shumë pozitiv nga klientët e lumtur, ku të gjithë dolën fitues në fund.
Prodhuam dy TV reklama me aktorë që flasin me rimë gjatë gjithë dialogut, kështu duke shpjeguar ofertën speciale të Z mobile në çdo detaj. Këto rima na i lakmuan edhe hip-hop artistët më të mirë të vendit.
Lëshimi i parashtesës së re 046 nga Z mobile, ua mundësoi njerëzve që të zgjedhnin numrat e tyre të ri. Për ta bërë ofertën më tërheqëse, ne vendosëm të krijojmë një fushatë e cila i fton çiftet dhe familjet të marrin numra identikë, vetëm me shifrën e fundit ndryshe, duke i bërë numrat e tyre kojshi.
Fushata menjëherë pranoi një numër të madh të kërkesave nga klientët e ri, që kërkonin të kalonin në Z mobile.
Roamingu asnjëherë s’ka qenë më i lehtë dhe lirë, dhe Izeti këtë e konfirmon. Nga një ditë pune të ngarkuar në Kosovë, deri te relaksimi në bregdetin shqiptar, kalimi në roaming është i thjeshtë si porositja e një kokteji në plazh. Një prej atyre me ngjyra shumë, e me çadër të vogël.
Fushata përbëhet nga një animacion i lezetshëm dhe dizajne të ngjashme për të gjitha kanalet e komunikimit, me përqëndrim në rrjete sociale.
Për ta promovuar prouduktin Fol me 10 të Z mobile ishte paksa sfiduese. Një sondazh tregonte se shumë përdorues nuk i vendosin 10 njerëzit më të afërm në rreth, sepse nuk dijnë saktë se kë ta fusin, në mënyrë që ta përdornin vlerën e shtuar të këtij produkti.
Ideja jonë ishte ta shpjegojmë këtë duke e krijuar një ekip futbolli, meqë ishim në prag të Kampionatit Botëror. Portieri do të ishte përdoruesi vetë, ndërsa ekipi do të përmbante anëtarë të familjes dhe miq.
I krijuam tri TV reklama, duke e përdorur zërin e Kemal Çarkaxhiut, komentatorit të famshëm shumëvjeçar të futbollit, i cili krijoi jehonë të menjëhershme. Poashtu dizajnuam dhe prodhuam reklama shtypi, broshura dhe fletushka për këtë fushatë.
Diaspora e Kosovës është shumë e MADHE. Aq e madhe, sa që ekonomia e vendit varet prej parave që u dërgohen familjarëve nga jashtë.
Shumica prej tyre i kalojnë pushimet verore në shtëpi, prandaj vera është stina më e rëndësishme e vitit për çdo familje. Për të bërë qëndrimin e tyre edhe më të këndshëm, ne vendosëm që ti dedikojmë ofertat speciale për ata që vijnë nga jashtë, duke treguar mirënjohje për kontributin e tyre.
Produkti Fol me 5 i Z mobile ofronte çmime aq të ulëta për thirrje dhe SMS brenda këtij rrethi, sa që ishte e pabesueshme.
Ne e përdorëm këtë shkas për të krijuar një TV reklamë, ku protagonisti kryesor e ha një shpullë sa herë që flet për këtë produkt, sepse njerëzit nuk i besojnë. Fushata u përcoll me reklama shtypi, broshura dhe fletushka.
Prodhuam, dizajnuam dhe programuam një e-mail lojë me penallti futbolli për Z mobile, si mjet përcjellës i disa fushatave të Kampionatit Botëror 2012 të krijuara në të njëjtën kohë.
Lojtarët sfidojnë lojtarët e tjerë, miqtë dhe anëtarët e familjes, nëpërmjet emailave, duke i goditur dhe mbrojtur tri penallti. Pasi të dërgohet sfida, lojtari i sfiduar i përgjigjet duke i luajtur goditjet dhe mbrojtjet e veta, dhe pastaj duke e shikuar rezultatin, e gjitha kjo me zërin e komenatorit më të famshëm ndonjëherë, Kemal Çarkaxhiut.
Loja kishte tabelën e renditjes, mundësinë për chat dhe për t’i sfiduar lojtarët e tjerë. Çdo javë, lojtari me më së shumti pikë do të fitonte një shpërblim simbolik.
Brenda katër javësh, u luajtën 1.5 milion lojë.
Nga ne u kërkua të promovojmë një ofertë të veçantë, e cila përkonte me kohën kur mbahej Kampionati Botëror i futbollit më 2010.
E prodhuam një fushatë në frymën e futbollit ndërkombëtar, duke paraqitur njerëz të veshur me fanella të shteteve të ndryshme, me emra simpatikë shqiptarë që fillojnë me shkronjën “Z” të shkruar prapa. Poashtu prodhuam fanella Z mobile me ngjyra të ndryshme, si dhe dizajnuam paketimet e SMS kartelave me stil futbolli.
Oferta zgjati për një muaj dhe shiti mbi 30,000 SIM kartela, që ishte rekordi për shitje mujore nga Z mobile.
Mixha u bë i famshëm në internet nga dy intervista të tij në TV Klan Kosova, ku ai flet për lumturinë dhe nuk ngurron të shprehet në gjuhën gjermane. Këto intervista u bënë virale në internet menjëherë.
Ne e shfrytëzuam këtë rast duke e përdorur Mixhën komercialisht. Pasiqë kur fliste ai rrallëkush e kuptonte se ç’thoshte, ne i thamë Mixhës të na fliste për tema të ndryshme, përfshi dashurinë, jashtëtokësorët, ekonominë dhe ngrohjen globale, në mes tjerash.
Me sloganin Fol sa të duash, çka të duash, Mixha u bë viral edhe një herë, me 13 TV reklama për Z mobile, i shpërndarë vetëm në YouTube dhe Facebook. Ai u bë edhe më i famshëm, ashtu si edhe klienti ynë.
Videot u shikuan mbi gjysëm milioni herë brenda një jave.
Gjatë bashkëpunimit tonë, ne prodhuam një numër të madh të fushatave dhe ofertave të posaçme për të gjitha mediumet.