
Një spin-off afatshkurtër i krijuar nga IPKO, një nga kompanitë më të mëdha të telekomit në Kosovë, me qëllim që të tërhiqte një audiencë specifike, e cila nuk do të shqetësohej me kompleksitetet e zgjedhjes së pakos së duhur mobile.
Klienti kërkoi që të krijojmë një markë dhe identitet shumë të kapshëm, i cili do të kishte vetëm një çmim të caktuar për thirrje, SMS dhe internet, që t’i përshtatej lehtësisht konsumatorëve të synuar.
Ne emëruam dhe krijuam një markë të thjeshtë dhe të veçantë, me tri shkronja, të quajtur Zog, me ngjyrë të verdhë, të bardhë dhe të zezë, që përcjell një mesazh të drejtpërdrejt, duke përdorur një familje të gëzuar zogjësh, përmes animacioneve dhe dizajneve në të gjitha materialet promocionale dhe mediat digjitale të disponueshme.
Ky imazh u bë hit i menjëhershëm në të gjithë vendin, i njohur si mënyra më e lirë dhe më e thjeshtë e komunikimit me të gjithë operatorët vendas.