21 vjet të rinj

Thonë të 20-tat janë vitet ma të mira. Nuk kanë faj… Ne jemi ma të gjallë se kurrë, po kërcejmë nga një vend në tjetrin, se jemi plot energji, jemi të shpejtë, e besa edhe pak provokues… pak me dashtë edhe fluturojmë.

Hajde fluturo me ne!

Zemrat

  • Monumenti i gjallë

    Krijuar për NEWBORN më 2026

    NEWBORN është atraksion turistik, vepër arti dhe monument i gjallë kombëtar. Konsiderohet shenjë e famshme identifikuese e Kosovës. E krijuam më 2008, e ngjyrosim ndryshe çdo vit.

  • Zemra më rrah për ty

    Krijuar për Dua.com më 2025

    Dua.com aplikacioni ynë më i madh lokal për takime dhe marrëdhënie, ishte gati të zgjerohej globalisht. Ata na kërkuan ndihmë për t’u përgatitur për këtë hap të madh, dhe ne e bëmë me shumë dashuri, duke krijuar një zhurmë të madhe me billbordin tonë të parë në Gjermani.

  • Sa i madh!

    Krijuar për Cineplexx më 2025

    Ekrani më i madh në botën e kinematografisë- iMAX, po vinte për herë të parë në Kosovë. Kjo ishte një ngjarje madhështore që duhej theksuar, andaj ne krijuam një koncept provokues.

  • I kujt është problemi?

    Krijuar për Min. e Drejtësisë më 2025

    Qeveria e Britanisë së Madhe ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e një fushate kundër dhunës. Ministria e Drejtësisë kërkoi nga ne që të kontribuojmë në krijimin e një fushate ndërgjegjësimi.

  • Rrëfimi epik

    Krijuar për FSHF më 2025

    Kombëtarja Shqiptare po përgatitej me entuziazëm për eliminatoret e Botërorit 2026, duke pritur sfidat ndërkombëtare në stadiumet më të mëdha. Por, për t’i dhënë shpirt këtyre ndeshjeve të madhe, ishte e nevojshme që fanellat e reja të ishin gati.

  • E ardhmja e punësimit

    Krijuar për Maxxhire më 2024

    Maxxhire erdhi tek ne me një vizion – të bëhet startup-i kryesor për rekrutime ndërkombëtare. Një rrugë e vështirë, e gjatë me plot sfida përpara, por kur i shtohen dashuria dhe humori, sjell rezultate të mahnitshme.

  • PRIjmë bashkë

    Krijuar për PriBank më 2024

    U nis me një kërkesë për një slogan, vazhdoi me një bashkëpunim të gjerë, të bukur dhe të frytshëm, sepse menduam dhe krijuam bashkë. PriBank sot prin në shumë shërbime si bankë e krijuar vetëm me kapital vendor.

  • Puthma pak!

    Krijuar për Peroni më 2021

    E nisur si fushatë në Kosovë për ta shtyer birrën Peroni të rrit tregun, fjalia Pi çka të freskon pati aq jehonë, sa që dyfishoi dhe shitjen në Shqipëri. Një billbord i shtypur u bë viral në botën digjitale.

  • Shoqëruesja e ëmbël

    Krijuar për Höhé më 2019

    Ia vumë emrin Höhé, ia bëmë logon, ia krijuam identitetin, i dizajnuam paketimet dhe e bëmë të dukej ashtu siç e ka shijen - të ëmbël, që të bën të shkrihesh sa herë që e sheh, dhe ta blesh patjetër.

  • Mburoja më besnike

    Krijuar për Scardian më 2014

    E kemi për zemër, sepse ishim ne që i vumë emrin Scardian dhe e jetësuam qenin ikonik të Sharrit, duke e krijuar njërën nga markat më të shquara në Kosovë.

Klientët që ia kemi shitë shpirtin
Klientët që ia kemi shitë shpirtin

Mburrjet

Ne fitojmë gjona

Jemi shumë krenarë për punën tonë, veçanërisht kur vlerësohet nga më të mirët në botë.
 
Jemi e vetmja agjenci në Kosovë dhe Shqipëri që ka fituar çmime të tilla si Cannes Gold Lion, Silver Clio dhe Eurobest, si dhe Golden Drum Grand Prix dhe One Show Merit në vitin 2008.
 
Po ashtu kemi qenë të përzgjedhur në listën e ngushtë për London International Awards po atë vit, dhe sërish për Clio Awards në vitin 2013.

Test

Pozicionet

Këtu të pritëm

Pasi arrite deri këtu, sigurisht po të duhemi për ndonjë gjë. Prandaj, mos ngurro të na kontaktosh apo të na vizitosh në zyrat e Prishtinës apo Tiranës, të paktën për një kafe.